Njoftim Privatësie

Për t’ju mundësuar të aplikoni për një punë në Samsung Electronics Austria GmbH (SEAD business unit), dhe në filialet tona (“Samsung”, “ne”, “neve”, “jonë”), ne mbledhim të dhënat tuaja personale siç përshkruhet më poshtë. Ne e dimë se sa e rëndësishme është privatësia për të gjithë individët me të cilët merremi dhe përpiqemi të jemi të qartë pëe mënyrën se si mbledhim, përdorim, zbulojmë, transferojmë dhe ruajmë informacionin personal.

ÇFARË INFORMACIONESH MBLEDHIM RRETH JUSH

  • Emrin, datën e lindjes, adresën e banimit, adresën e email-it, numrin e telefonit, statusin e punës, kualifikimet, historikun e arsimimit, informacionin e përfshirë në formularin e aplikimit, informacionin e paraqitur në CV-në e dorëzuar dhe të drejtën për të kryer punë; dhe/li>
  • Të dhënat e logimit nga shfletuesi juaj, duke përfshirë pa kufizim adresën IP të ofruesit të shërbimit të internetit, llojin e pajisjes, sistemin operativ dhe versionin e shfletuesit tuaj.

SI E PERDORIM INFORMACIONIN TUAJ?

  • Për të vlerësuar përshtatshmërinë me një pozicion të reklamuar në system dhe për të ftuar kandidatët për intervistë.
  • Për aplikantët e suksesshëm, informacioni personal do të përdoret për të krijuar një profil të kandidatit në systemin tonë të Informacionit të Burimeve Njerzore, dhe për të kryer kërkime rreth aplikantit; dhe
  • Për të operuar dhe mirëmbajtur sistemin. Informacioni juaj ruhet në Workday Ireland Datacenter dhe Netherland DR Datacenter. Ne mund ta përdorim këtë informacion për t’ju ofruar mbështetje dhe zgjidhje dhe çdo konfigurim që ka lidhje me to.

Samsung përpunon të dhënat personale për qëllimet e përshkruara më sipër. Baza ligjore e Samsung për përpunimin e të dhënave personale bazohet në interesat e ligjshme të Samsung për të punësuar individë të talentuar që kanë aftësitë dhe përvojën përkatëse për t'u bashkuar me fuqinë tonë punëtore.

NDARJA E INFORMACIONIT TUAJ

Ne mund t’ua zbulojmë informacionin tuaj, brenda biznesit tonë, departamenteve përkatëse, duke përfshirë por pa u kufizuar në departamentin e burimeve njerëzore, menaxherin që punëson/ departamentin brenda të cilit ndodhet pozicioni në fjalë, departamentit ligjor dhe atij të financës. Ne gjithashtu mund t’ua zbulojmë informacionin tuaj subjekteve të mëposhtme, vetëm në masën që kjo do të jetë e nevojshme për të kryer Shërbimet:

  • Filialeve. Informacioni juaj mund të ndahet mes filialeve Samsung për qëllimet e përshkruara në këtë Politikë Privatësie. Termi "filial" i referohet shoqërive që kanë lidhje me Samsung Electronics Co., Ltd. sipas pronësisë ose kontrollit të përbashkët. Filialet tona përfshijnë shoqëritë që mbajnë emrin Samsung Electronics. Filialet gjithashtu mund të përfshijnë shoqëri të tjera që lidhen me anë të pronësisë ose kontrollit të përbashkët.
  • Ofruesve të Shërbimit. Ne gjithashtu mund t’ua zbulojmë informacionin tuaj shoqërive të përzgjedhura me kujdes që ofrojnë shërbime për ne ose për llogarinë tonë, të tilla si shoqëritë që na ndihmojnë me kërkimet për kandidatët e suksesshëm, agjencitë e rekrutimit dhe operatorët e sistemit tonë të brendshëm të burimeve njerëzore (në masën e nevojshme për operimin e sistemit). Këto subjekte janë të kufizuara nga dispozitat kontraktuale në aftësinë e tyre për të përdorur informacionin tuaj për qëllime të tjera përveç ofrimit të shërbimeve për ne.
  • Palëve të tjera kur kërkohet me ligj ose kur është e nevojshme për të mbrojtur Samsung.
    Mund të ketë raste kur ne ua zbulojmë informacionet tuaja palëve të tjera:
    • për t’u pajtuar me ligjin ose për të reaguar ndaj një procesi të detyrueshëm ligjor (si psh një urdhër kontrolli ose tjetër urdhër gjykate);
    • për të verifikuar ose zbatuar pajtueshmërinë me politikat subjekt i të cilave është Samsung; dhe
    • për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e Samsung, ose të çilitdo prej filialeve tona, partnerëve të biznesit ose klientëve përkatës.
  • Palëve të tjera në lidhje me transaksionet e shoqërisë. Ne mund t’ua zbulojmë informacionin tuaj një pale të tretë si pjesë e një bashkimi ose trasferimi, blerje apo shitje, ose në rastin e falimentimit.

RUAJTJA NË MËNYRË TË SIGURT E INFORMACIONIT TUAJ

Ne marrim seriozisht mbrojtjen e të dhënave tuaja dhe kemi zbatuar masat e duhura fizike dhe teknike për të mbrojtur informacionin që mbledhim në lidhje me shërbimet. Megjithatë, ju lutemi vini re se ndonëse ne marrim hapa të arsyeshëm për të mbrojtur informacionin tuaj, asnjë faqe web, transmetim në internet, sistem kompjuterik ose lidhje wireless nuk është plotësisht i sigurt.

TRANSFERIMI NDËRKOMBËTAR I TË DHËNAVE

Kur të aplikoni për një punë te ne, kjo do të përfshijë transferimin, ruajtjen dhe përpunimin e informacionit tuaj personal jashtë vendit tuaj të banimit, në Kore, në përputhje me këtë politikë. Përveç kësaj ne mund të transferojmë, ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në vende të tjera; vende të tilla përfshijnë, pa kufizim, vendet e Zonës Ekonomike Europiane (ZEE), Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Singaporin, Vietnamin, Indinë, Kanadanë, Filipinet dhe Japoninë. Ju lutemi vini re se mbrojtja e të dhënave dhe ligjet e tjera të vendeve jashtë ZEE, në të cilat mund të transferohen të dhënat tuaja, mund të mos jenë aq të gjithëpërfshirëse krahasuar me ato të vendit tuaj. Ne do të ndëmarrim masat e duhura, në përputhje me ligjin e zbatueshëm, për të siguruar që të dhënat tuaja personale të mbeten të mbrojtura. Masat e tilla përfshijnë përdorimin e Klauzolave Kontraktuale Standarde për të mbrojtur transferimin e të dhënave jashtë ZEE. Për më shumë informacion, ose për të marrë një kopje të marrëveshjeve kontraktuale në fuqi, ju lutemi na kontaktoni duke vizituar Faqen e Mbështetjes në lidhje me Privatësinë.

TË DREJTAT TUAJA

Ju keni të drejtë të kërkoni detaje për informacionin që ne mbledhim rreth jush dhe të na kërkoni të korrigjojmë pasaktësitë në atë informacion, të kundërshtoni ose të kërkoni kufizimin e përpunimit, të kërkoni akses, fshirje ose transportueshmërinë e informacionit tuaj. Sipas ligjeve të disa juridiksioneve, ne mund të refuzojmë të përpunojmë kërkesat që janë të përsëritura pa arsye, kërkojnë përpjekje teknike joproporcionale, rrezikojnë privatësinë e të tjerëve, janë jashtëzakonisht jopraktike ose për të cilat aksesi nuk kërkohet nga ligji vendas. Nëse dëshironi të bëni një kërkesë për të aksesuar informacionin tuaj, na kontaktoni duke vizituar Faqen e Mbështetjes në lidhje me Privatësinë.

Nëse kërkoni fshirjen e informacionit personal, ju pranoni se nuk do të jeni në gjendje të vazhdoni me aplikimin tuaj dhe që të dhënat personale të mbetura mund të vazhdojnë të qëndrojnë në regjistrimet dhe arkivat e Samsung për disa kohë, në përputhje me ligjin në fuqi, por Samsung nuk do ta përdorë atë informacion për qëllime të burimeve njerzore ose për qëllime tregtare. Ju e kuptoni se, pavarësisht nga kërkesa juaj për fshirje, Samsung ruan të drejtën të mbajë të dhënat tuaja personale ose një pjesë përkatëse të tyre, në përputhje me seksionin e mëposhtëm për "Ruajtjen e të Dhënave" dhe ligjet e zbatueshme. Samsung mund të pezullojë, kufizojë ose përfundojë aksesin tuaj në faqen web për shkeljen e kushteve të përdorimit të Samsung, kur kjo është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e Samsung, ose të çilitdo prej filialeve tona, partnerëve të biznesit, punonjësve ose klientëve përkatës.

MBAJTJA E TË DHËNAVE

Ne nuk do t'i mbajmë të dhënat tuaja personale më gjatë sesa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato janë mbledhur. Kjo do të thotë që të dhënat do të shkatërrohen ose fshihen nga sistemet tona kur ato nuk janë më të nevojshme.
Ne ndërmarrim hapat e duhur për të siguruar që informacioni që përpunojmë dhe mbajmë për ju bazuar mbi logjikën e mëposhtme:

  • siç kërkohet me ligj, kontratë, ose në lidhje me detyrimet tona statutore; ose
  • vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur, përpunohen, ose më gjatë nëse kërkohet sipas ndonjë kontrate, sipas ligjit të zbatueshëm, ose për qëllime statistikore, në zbatim të masave të duhura mbrojtëse.

NA KONTAKTONI

Nëse keni ndonjë pyetje të caktuar, ju lutemi na kontaktoni (EU Data Controller) at:

European Data Protection Officer
Samsung Electronics (UK) Limited
Samsung House, 1000 Hillswood Drive, Chertsey, Surrey KT160PS

Ju mund të na kontaktoni gjithashtu duke vizituar Faqen e Mbështetjes në lidhje me Privatësinë nëse dëshironi të ushtroni të drejtën tuaj të aksesit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, kufizimit të përpunimit ose transportueshmërisë.

Ju mund të paraqisni një ankim pranë autoritetin mbikëqyrës përkatës nëse pretendoni se përpunimi i të dhënave tuaja prej nesh është në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kontaktit për të gjithë Autoritetet Mbikëqyrëse të BE mund të gjenden këtu.